E dashura e goditi 13 herë me thikë, djali i propozon martesë për ta shpëtuar nga burgu
Një vajzë gati i ka shpëtuar dënimit me burg pasi i dashuri i saj, i cili mori 13 goditje me thikë i propozoi martesë në gjykatë.
Djali, i identifikuar si Shakur pothuajse vdiq në sulmin me thikë dhe mbijetoi vetëm pasi ai arriti të ikë nga vendi i ngjarjes, njoftoi prokurori i shtetit rus Airat Bikmurzin në gjykatën në Nizhnekamsk.
Ndërsa e dashura e tij po qëndronte përballë gjyqtarit që të merrte dënimit, Shakur i propozoi martesë. Ai i kërkoi gjyqtarit që të hiqte dënimin pasi duhet të organizonin dasmën.
Vajza nuk i ka shpëtuar ende dënimit pasi gjyqtari rus vendosi që ta shtyjë seancën.