E ëma nuk e puthi para se të shkonte në punë, reagimi epik i vogëlushit bën xhiron e rrjetit

2-vjeçari, Aleksandër Simos nga Florida është zemëruar shumë, pasi e ëma e tij ka shkuar në punë, pa e puthur. Reagimi i vogëlushit është epik. Atij i duket e pabesueshme dhe është tejet i indinjuar me këtë veprim të së ëmës.

Videoja e xhiruar nga i ati është bërë virale, në internet. Shumë shpejt, videoja bëri xhiron e rrjetit. Komentuesve online i është dukur tejet për të qeshur indinjimi i 2-vjeçarit.

Edhe pse vogëlushi nuk i shqipton ende mirë fjalët, mimikat dhe toni i inatosur i zërit e shprehin më së miri zemërimin e tij ndaj së emës që harroi ta puthte.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?