E mbante prej 9 vitesh në oborrin e shtëpisë, luani masakron 34-vjeçarin
Michal Prasek është burri që u godit për vdekje nga një luan që mbante në kopshtin e shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në lindje të Republikës Çeke.
“Mirror” shkruan se trupi i Michal Prasek, 34-vjeç u gjet në kafazin e luanit nga babai i tij.
Prasek kishte 9 vite që e mbante luanin në oborrin e shtëpisë së tij, bashkë me një luaneshë, e fundit kjo prej dy vitesh, me qëllim mbarështimin.
Pas vrasjes së të riut kafshët, që jetonin në kafazë të ndarë, u qëlluan për vdekje nga policia.