E meta e re e WhatsApp: “Vendos fjalë në gojën tuaj”

Një firmë e sigurisë në internet ka zbuluar një ‘krisje’ në WhatsApp që lejon hakerët të përgjojnë dhe manipulojnë mesazhet duke ndryshuar potencialisht identitetin e një dërguesi të mesazheve ose duke ndryshuar tekstin e tyre.

Sulmuesit do të mund të “fusnin fjalë në gojën e dikujt”, tha firma e sigurisë Check Point Research në një njoftim. Gjithashtu sulmuesi ka fuqinë për të “krijuar dhe përhapur dezinformata nga ato që duket se janë burime të besueshme”.

Problemi është zbuluar në procesin e hapjes së WhatsApp nga telefoni në kompjuterin tuaj. Kështu, për shembull, nëse sulmuesi dëshiron të ndryshojë mesazhin tuaj, ai kap mesazhin që del nga WhatsApp, deshifron të dhënat, i ndryshon në çfarëdo që dëshiron të thotë, dhe pastaj i kodon përsëri.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook ka më shumë se 1.5 miliardë përdorues dhe përdoret në 180 shtete të botës, përdoruesi mesatar kontrollon aplikacionin 23 herë në ditë. Pra, mundësia për mashtrime në internet, thashetheme apo lajme të rreme është e madhe, tha Check Point.

Ky nuk është sulmi i parë i WhatApp pasi në muajin maj ka pasur ndërhyrje nga hakerat në dëm të aplikacionit.

SHKARKO APP