E njohu në funeralin e të birit, pensionistja martohet me adoleshentin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pensioniste ka gjetur dashurinë e saj në funeralin e të birit. Almeda Errell, 71 vjeç u martua me Gary Hardwick, 17 vjeç në atë kohë, vetëm tre javë pasi ishin takuar për herë të parë. Hardwick, tashmë 18 vjeç, njihet për pasionin e tij për femrat e moshuara. Ai kishte dalë me një 77-vjeçare para se të njihte “dashurinë e jetës”. Çifti jeton me një prej nipave të Errell-it, që është tre vjet më i madh se bashkëshorti i saj. “Nuk po kërkoja një mashkull më të ri, por ja ku doli Gary. E dija menjëherë se ai ishte i duhuri”, është shprehur pensionistja. Kur ata u njohën, nëna e katër fëmijëve ishte në funeralin e djalit të saj, Robertit 45-vjeçar. “Me bashkëshortin tim të parë Donald, kam jetuar 43 vite. Ai vdiq në vitin 2013 dhe unë u ndjeva e vetmuar”, ka shtuar 71-vjeçarja. Ndërsa adoleshenti ka rrëfyer se në momentin që u nda nga e dashura e tij 77-vjeçare, kishte rënë në depresion. Pas kësaj, një fqinj e ftoi për të marrë pjesë në funeralin e Robert. Aty u njohën dhe Gary shprehet: “Ajo kishte sytë blu më të bukur që kam parë ndonjëherë. Dolëm për herë të parë dhe kuptuam se kishim shumë gjëra të përbashkëta”, ka rrëfyer 18-vjeçari. Duke qeshur, Almeda shton: “Ai më bën të ndjehem adoleshente për herë të dytë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?