E pabesueshme, dëmtuan fushën, klubi rumun var… sorrat!
Histori të një bote tjetër! Histori aq të çuditshme sa mbetesh me gojë hapur kur i dëgjon. Një sorrë ka përfunduar e varur për t’u bërë shembull për sorrat e tjera, që të mos i afrohen më fushës stërvitore të CFR Kluzhit.
Klubi rumun ka vuajtur shumë problemin e sorrave që dëmtonin barin e fushës stërvitore, aq sa e ka parë të aresyshme të hakmerret duke vrarë dhe varur 4 sorra në këndet e fushës në mënyrë që shpendët e tjerë të qëndrojnë larg. Edhe në Gjermani fenomeni i sorrave që dëmtojnë fushat ka qenë shumë i përhapur, por kujdestarët e CFR Kluzh duket se e kanë tejkaluar masën. Mediat rumune raportojnë se prania e sorrave të bën të mendosh që në fushë mund të ketë edhe shumë gjarpërinj.