E ruani çokollatën në frigorifer? Është një ide e keqe

Nuk ka person që mund t’i rezistojë çokollatës

Shumica hanë disa rreshta dhe nuk mund të ndalen në vetëm një.

Çokollatën e blerë apo pjesën e mbetur të çokollatës shumica e ruajnë në frigorifer, gjë që nuk është edhe aq e rekomandueshme.

Shija e çokollatës, domethënë e kakaos, humb cilësinë dhe plotësinë në temperatura më të ulëta.

Temperatura ideale për ruajtjen e kësaj ëmbëlsire të preferuar sillet midis 18 dhe 21 gradë

Çokollatën të cilën nuk e keni ngrënë, mbështilleni në folie apo në mbështjellëse në të cilën tashmë ishte kur e keni blerë.

Nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i çokollatës dhe ju intereson afati i qëndrueshmërisë, lajm i mirë është që kjo ëmbëlsirë mund të qëndrojë edhe disa muaj pas afatit të caktuar në ambalazh për shkak të flavonoideve të cilat pengojnë oksidimin e yndyrës.

Çokollata e zezë mund të ruajë shumë gjatë cilësinë, madje edhe deri në një vit, ndërsa çokollata me qumësht mund të ruajë shijen dhe aromën e saj të plotë deri në 6 muaj nga data e caktuar

SHKARKO APP