E sulmoi pit bulli i shtëpisë në gjumë, ndërron jetë vogëlushja 5-ditëshe

Një foshnjë që kishte vetëm 5 ditë që kishte ardhur në jetë ka ndërruar jetë tragjikisht nga kafsha shtëpiake e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Florida, SHBA dhe sipas policisë, pit bulli i shtëpisë u ngjit në djepin e vajzës së vogël dhe e sulmoi.

Sipas gjyshes së fëmijës, qeni i familjes u ngjit në një shtrat që ishte shumë afër krevatit të saj të vogël, dhe nisi ta kafshonte të voglën. Gruaja nuk ishte në dhomën e gjumit kur ndodhi incidenti fatal.

Gjyshi i foshnjës u fut më vonë në dhomë dhe e tërhoqi pit bullin nga fëmija.

Mjekët e ambulancës, të cilët arritën pas telefonatës urgjente, u përpoqën ta sillnin në vete vajzën, por vetëm pak më vonë ajo u shpall e vdekur.

Zyrtarët e kontrollit të kafshëve e larguan pit bullin nga shtëpia javën e kaluar dhe e çuan në një strehë të kafshëve ku iu nënshtrua eutanazisë.

SHKARKO APP