E tmerrshme/ Zhytësi përfundon në gojën e balenës
Momenti i pabesueshëm kur zhytësi gëlltitet në gojën e një balene të madhe, tashmë është fotografuar. Ekipi i zhytësve kishin shkuar për të dokumentuar lëvizjen e sardeleve kur zhvillimet marrin një tjetër kthesë në brigjet e Port Elizabeth Harbour në lindje të Cape Town, (Afrika Jugore)
Papritur drejtuesi i këtij ekipi, Rainer Schimpft, 51 vjeç u gjend në gojën e madhe të balenës. Skuadra ishte rreth 25 milje larg bregut kur deti nisi të përkeqësohej dhe në moment Schimf e pa veten në gojën e balenës së madhe.
Në një intervistë për Tv Bracroft Schimpf tha se po përpiqej të filmonte një peshkaqen kur në një moment gjithçka rreth tij u bë e zezë dhe ndjeu kapjen nga balena. “Ndjeja presionin dhe nuk kishe kohë për frikë në një situatë të tillë të duhet vetëm instikti. Asnjëherë nuk mund të jesh i parapërgatitur për një ngjarje të tillë, si kjo e të gjendurit në gojën e balenës. Mbajtja frymën. Gjithçka ishte e zezë brenda.
Një koleg i tij, mbajti kameran të fokusuar për të filmuar momentin e tmerrshëm. Schimpf arriti të shpëtonte dhe të ikte nga goja e balenës për të mbërritur i palënduar në anijen ku ndodhej skuadra e tij. Balenat Bryde që janë të gjata rreth 12 metra gjenden kryesisht në Oqeanin Paqësor, Indian dhe Atlantik.
Ata kanë ngjyrë ngri dhe mund të zhyten deri në 300 metra thellësi.