E tradhtonte burri pasi që ishte shumë e shëndoshë, por kjo grua u bë një bukuroshe
Ajo u betua se do të hakmerrej dhe kështu vendosi të ushtrohet në palestër së bashku me motrën e saj.
Betsy Ayala nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, pasi solli në jetë vajzën e saj Isabella u shëndosh më shumë nga ç’ duhej duke shkuar në 117 kg.
Kjo rezultoi fatale për 34- vjeçaren sepse bashkëshorti nisi ta tradhtonte. Madje vajza tjetër me të cilën burri e tradhtonte e quante ‘lopë’.
Çokollatat dhe ushqimet tjera të yndyrshme i zëvendësoi me ushqim të shëndetshëm.
Tani ajo është një nënë beqare, pasi nga bashkëshorti u nda, madje tradhtinë bashkëshortore e konsideron si bekim, pasi i mundësoi një fillim të ri të cilin gjithmonë e kishte ëndërruar.
“Asokohe nuk e dija se çfarë doja. Peshoja më shumë se 100 kilogramë dhe kisha një fëmijë gjashtëmuajshe. Tani që i kam të gjitha dhe ai njeri u zhduk nga jeta ime. Jam e lumtur që ia dola”,- ka thënë ajo.