Ekspertët: Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

Larja e shpeshtë e dhëmbëve  na ndihmon  për shëndetin oral gjithashtu edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të rrezikuar të kenë probleme kardiake, karahasuar me ata persona që nuk i lajnë rregullisht.

Gjatë një studimi më të thelluar rreth efekteve që jep mosha, apo duhanpirja tek sëmundjet e zemrës, ekspertët zbuluan se ka një lidhje mes larjes së rregullt dhe të shpeshtë të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës.

Ajo çfarë këshillohet nga mjekët është larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë për gati 2 minuta. Kështu,  ju jeni duke i bërë nder shëndetit oral ashtu dhe zemrës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?