ESA: Toka po vuan, tre misione europiane për ta studiuar
Toka vuan për shkak të veprimtarisë njerëzore, sipas satelitëve të tre misioneve të reja të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA).
Këto janë disa nga risitë e para të shpallura në ceremoninë e hapjes së ”Living Planet symposium”, konferenca më e madhe e vëzhgimit të Tokës, organizuar nga ESA me mbështetjen e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI).
Në këtë veprimtari morën pjesë 4 000 eksponentë të kërkimit, industrisë dhe institucioneve nga e gjithë bota, të cilët diskutuan gjendjen e shëndetit të planetit duke përfshirë edhe 2 000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
“Toka vuan nga aktiviteti i qenieve njerëzore dhe kjo shihet shumë mirë nga satelitët, për shembull nga rritja e niveleve të detit, shkrirja e akullnajave dhe bujqësia që kërcënon pyjet”, tha Josef Aschbacher, drejtor i ESA-s për aktivitetet e vëzhgimit të Tokës.
“Me këtë njohuri çfarë mund të bëjmë për të mbajtur një planet të jetueshëm? Kjo është çështja që politikanët dhe shoqëria duhet të pyesin veten”, shtoi ai. (Atsh)