Feston ditëlindjen duke u ngjitur në vinçin 180 metra të lartë
Një djalë i bëri vetes një dhuratë vërtet shumë të frikshme për ditëlindje.
Elvis Bogdanovs u ngjit në një viç rreth 180 metra të lartë në Britani.
Lëvizja e tij e frikshme në Canary Wharf u filmua nga shoku i tij George King, që u ngjit së bashku me të.
Pamjet tregojnë 20-vjeçarin në vinç në Kullën Wardian duke bërë manovra të rrezikshme.
Madje në një moment ai mbahet me këmbë në vinç ndërsa qëndron me kokë poshtë.
“Kam bërë videon më të rrezikshme ndonjëherë. Është gjëja me e frikshme që kam bërë. Vetëm varja me kokë poshtë duke parë Canary Wharf ishte gjëja më e mahnitshme që mund të imagjinoja,”-tha 20-vjeçari.
“Kjo është ditëlindja më e bukur. Unë gjithmonë do të vazhdoj ta bëj, është pasioni im.”