Filmat e rinj, premierë për festat e fundvitit

Ka më shumë se “Star Wars” dhe “Frozen 2” për fëmijët në këto ditë festash, pasi “20 Century” ka vendosur të shfaqë premierë aventurën e animuar “Spies in Disguise”.

Në vetëm 5 ditë pas shfaqjes premierë në kinema, filmi arkëtoi 23 milionë dollarë.

Janë të njëjta parashikime, siç vite më parë u bënë për filmin “Gra të vogla”. Drama klasike e Louisa May Alcott rikthehet në ekran me regji të të nominuarës për një çmim Oskar, Greta Gerwig, me rolet kryesore që i janë besuar Emma Watson, Laura Dern dhe Meryl Streep.

Prodhimi më i fundit i Adam SandLel “Uncut gems” është shfaqur premierë që prej ditës së Krishtlindjes. Ekspertët në Hollivud thonë se filmi mund të arkëtojë 10-13 milionë dollar përgjatë këtyre ditëve.

Por jo vetëm kaq. Treshes I shtohen edhe drama e luftës epike 19-17 dhe drama biografike “Just Mercy” që i dedikohet të drejtave civile të prokurorit Bryan Stevenson.

SHKARKO APP