Fitoi 2 milionë dollarë përnjëherë, ky është vogëlushi që bëri namin në Fortnite

Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2 milionë euro me partnerin e tij holandez, Dave Jong, pasi dyshja arriti të fitojë Kupën e parë Botërore të video-lojës popullore “Fortnite”.

Adoleshenti 15-vjeçar konkuronte nën nofkën Wolfiez në veprimtarinë tre-ditore të mbajtur brenda stadiumit të tenisit “Arthur Ashe” në Nju Jork, i cili gjithashtu pret finalen e US Open.

Më shumë se 100 finalistë aplikuan të marrin pjesë në garat e ndryshme të lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 30 vende pritej të përfaqësoheshin në finale, ku përfshiheshin një konkurs dyshe për çifte dhe një turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video-loja është bërë një ndjesi kulturore popullore që nga fillimi i saj dy vjet më parë. Më shumë se 250 milionë njerëz e kanë luajtur këtë lojë dhe numri i tyre rritet dita-ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?