Fitoi në lotari 30 herë në të njëjtën ditë
Deborah Brown nga Richmond fitoi lotarinë e Virxhinias 30 herë në një ditë të vetme.
Gruaja kishte blerë 30 bileta me kombinimin 1-0-3-1.
Për investimin e saj prej 30 dollarësh, Brown fitoi 150 mijë dollarë.
“Pothuajse pësova atak në zemër”, tha Brown.
Organizatorët e lotarisë së Virxhinias thanë se mundësia e fitimit të Brown ishin 1 në 10000.
Brown tha se mund ta rikonstruktoj shtëpinë e saj, por nuk ka plane të caktuara për atë që do të bëjë me paratë e saj.