Fiton 1 milion në një lotari, e humbet menjëherë, gabim teknik
Ka fituar një milion franga zvicerane në një lotari dhe e ka humbur menjëherë. Ngjarja e pazakontë i ka ndodhur një zvicerani në një lotari televizive e anuluar më pas për një gabim teknik. Kështu shkruan Bbc online.
Andreas Burkli pa ëndrrën e tij teksa venitej kur televizioni publik zviceran Srf deklaroi fituesin e çmimit gjatë një serie televizive Happy Day, por më pas kërkoi falje për një defekt duke anuluar fituesin.
Tani Andreas nuk i mbetet tjetër veçse të presë që të kaloi Krishtlindja, për herën tjetër të lotarisë.