Fiton dy herë lotarinë duke përdorur datën e vdekjes së mamasë

Një burrë ka përdorur një strategji mjaft efikase kur luajti lotari me numrat e tij fitues pasi mori një çmim prej 10 mijë dollarë për herë të dytë në vetëm disa muaj.

“Kam fituar me të njëjtat shifra si në gusht,”-tha 58-vjeçari nga Maryland, sipas zyrtarëve të Maryland Lottery.

Ai shpjegoi se në të dyja rastet përdori datën e vdekjes së nënës së tij.

Burri fitoi për herë të parë në gusht të vitit të kaluar një shumë prej 10.146 dollarë.

Më pas luajti disa herë duke përdorur kombinime të ndryshme të numrave që përfaqësonin jetën e nënës së tij. Por kur nuk fitoi, përdori përsëri të njëjtat shifra si në gusht, ato të vdekjes së nënës dhe mori çmimin 10.146 dollarë.

Gjysmën e parave do ia japë vajzës së tij dhe gjysmën tjetër do bëjë rregullime në një prone me qera ku jeton.

SHKARKO APP