FOTO/ Ferri ekziston! Ja në cilën pjesë të Tokës ndodhet

Me temperatura që shkojnë 60 gradë celsius, minatorët e kripës në Etiopi punojnë për rreth vetëm pesë euro në ditë.

“Mirë se vini në ferr”, kështu e cilëson gazeta britanike Daily Mail.

Etiopia është një nga shtetet më të varfra më të nxehta në tokë.

Minierat e kripës ndodhen në trekëndëshin e quajtur Afar dhe kanë një shtrirje prej rreth 60 000 milje katror, ose 155 mijë kilometra.

Pika më e ulët e tyre është rreth 90 metra nën nivelin e detit.

Fotot janë realizuar nga fotografi profesionist Joel Santos, i cili udhëtoi në zonat e pasur me kripë duke fotografuar këtë hapësirë të thatë dhe brutale të tokës.

“Unë ndjeva nevojën për të treguar historinë e minatorëve të kripës. Ata punojnë në vendet më të nxehta të tokës dhe fitojnë jo më shumë se 200 euro në muaj”, tha fotografi.

Zona rreth liqenit Afdera sjell thuajse 100% të kripës në Etiopi. Çdo ditë, rreth 2 000 deve dhe 1 000 gomerë transportojnë pllaka me kripë për në qytetin Berahile, rreth 129 kilometra larg.

SHKARKO APP