FOTO/ Tre shqiptare gati për ‘lavdi’ në Shtetet e Bashkuara

Tri gra shqiptaro-amerikane janë kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak të Worcester në shtetin Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy gra shqiptare-amerikane po konkurrojnë aktualisht për Këshillin Bashkiak Worcester. Bëhet fjalë për Donna Colorio dhe Etel Haxhiaj.

Nëse këshilltarja aktuale e qytetit Worcester, Konnie Lukes shkon për rizgjedhje, atëherë ky numër do të shkojë në tre shqiptaro-amerikane, që synojnë për të sfiduar veten në vendin e mundësive të mëdha.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Albinfo.ch. Të gjitha këto gra sjellin historinë e tyre, historinë familjare dhe opinionin politik në fushatë.

“Ne nxisim anëtarët e komunitetit tonë të mësojnë për qëndrimet e tyre mbi çështjet, përvojën personale dhe idetë e tyre për të bërë Worcester një vend më të mirë për të jetuar, punuar dhe bërë biznes. Fat i mirë për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Worcester.

SHKARKO APP