FOTO-VIDEO/ Rasti i rrallë: Shimpanzetë femra luajnë me kukulla

Dihet se në raste festash të ndryshme vajzat do të donin si dhuratë kukulla ndërsa djemtë makina por duket se një gjë e tillë është vënë re edhe tek shimpanzetë e reja femra një sjellje që ka evoluar ndoshta për t’i bërë këto kafshë nëna të mira në të ardhmen.

Femrat e reja të komunitetit të shimpanzve Kanyawara në Parkun Kombëtar të Kibales, në Uganda, përdorin shkopinj si kukulla rudimentare dhe kujdesen për to si të ishin nënat e vërteta dhe si të ishin këta shkopinj fëmijët e tyre.

Sjellja, e cila rrallë vërehet tek meshkujt, është dëshmuar më shumë se njëqind herë gjatë 14 viteve të studimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkopi nuk iu shërben atyre për asnjë gjë, ato vetëm e mbajnë atë nganjëherë për disa minuta, herë të tjera për orë të tëra”, tha udhëheqësi i studimit Richard Wrangham, një antropolog biologjik në Universitetin e Harvardit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto shimpanze të vogla femra i marrin këta shkopinj edhe në foletë e tyre ku edhe vazhdojnë akoma të luajnë me to.

Është bërë edhe një studim sipas të cilit majmunët femra e meshkuj u vendosën të zgjidhnin midis lodrave të ndryshme; kukulla dhe makina. Në fund u vu re se majmunët femra zgjodhën kukulla ndërsa meshkujt makinat.

“Fakti që meshkujt dhe femrat e majmunit preferojnë zakonisht lodra njerëzore mashkullore dhe femërore, sugjeron se ka diçka biologjikisht të ndryshme për gjinitë që i bën ata të përzgjedhin në lloje të ndryshme të lodrave”, tha një nga studiuesit.

Marrë nga: bbc.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?