FOTO/ Zbulohen kërpudhat super gjigante që “pushtojnë” 9 milionë metra katrorë pyje
Malet Blu në Oregon (SHBA) kanë një nga bimët më të çuditshme dhe më të lashta të gjetura në Tokë. Bëhet fjalë për kërpudhat gjigante që ekzistojnë prej më shumë se 2400 vitesh.
Ato quhen Ostoyae Armillaria, dhe mbulojnë rreth 890 hektarë, ekuivalente me 8,900,000 metra katrorë (1,665 fusha futbolli), duke e bërë atë bimën më të madhe të zbuluar ndonjëherë.
Kërpudhat gjigante përhapen në pyje përmes sistemit të tyre të rrënjëve të cilat ngadalë zhdukin gjithçka ku kalojnë. Këto kërpudha nuk janë vetëm më të mëdhatë në planet por edhe shumë helmuese.
Për disa javë çdo vjeshtë, kërpudhat shpërthejnë në grupe të mëdha me kapelet e tyre gjigante, Lamella dhe Spore, por në pjesën tjetër të vitit marrin formën e një shtrese të hollë e të bardhë, të ngjashme me bojën latex.
Edhe në këtë formë janë vdekjeprurëse sepse mund të përhapen më lehtë në pyje.
Pemët shpesh përfitojnë nga prania e kërpudhave në rrënjët e tyre, pasi ato ndihmojnë në lëvizjen e lëndëve ushqyese përmes tokës.
Megjithëse Armillaria Ostoyae me kalimin e kohës fillon të shkatërrojë rrënjët e pemëve. Pemët përpiqen të luftojnë kërpudhën parazitare duke nxjerrë substanca mbrojtëse nga lëvorja e tyre, por beteja e tyre është e humbur.
Kërpudha u zbulua në vitin 1988 nga një punonjës i shërbimit pyjor, Greg Whipple. Fillimisht ai mendonte se kërpudhat mbulonin “vetëm” 160 hektarë, por me kalimin e kohës u bë e qartë se shifra ishte shumë më e madhe.
Shërbimi pyjor gërmoi mostra nga shumë zona të pyllit dhe kudo gjetën kërpudha.
Ekspertët llogaritën se të gjitha bashkë këto kërpudha do të peshonin të paktën 7,500 ton, ndoshta deri në 35,000 ton.