FOTOLAJM / Kapet peshk i stërmadh në bregdetin e Semanit

Peshkatarët shqiptarë janë befasuar, pasi në rrjetat e tyre ka rënë një peshk i përmasave të mëdha. Ishin tre vëllezërit Hilaj nga fshati Varibop, njësia administrative Cakran, ata që e kanë kapur këtë peshk me mini-peshkarexhën e tyre.

Sikurse është bërë e ditur, peshku peshonte jo pak por plot 50 kilogramë dhe ishte i llojit Tofo. Vetë vëllezërit  Hila kanë deklaruar se peshkun e kanë shitur në një magazinë në lagjen Skelë të Vlorës për shumën e 800 mijë lekëve të vjetra.

Edhe pse për në duket diccka e pazakontë, peshkatarët janë rrëfyer se nuk është hera e parë, që zënë një peshk të përmasave të tilla. Po ashtu ata kanë bërë të ditur se kanë zënë edhe shumë lloje të tjera peshqish apo sepiesh të tjera, siç janë edhe këto në fotografitë e tjera, midhje që peshoi 250 gram. /SYRI.net/

SHKARKO APP