Fruti që duhet të konsumoni për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Mango është një nga frutat tropikal që duhen konsumuar për tu mbrojtur nga koronavirusi, sipas ‘COVID Symptom Study’, i cili është zhvilluar nga kompania e shkencës shëndetësore ZOE.
Mango ul rrezikun për të patur simptoma të rënda të koronavirusit, si dhe përmban vitaminë A, që është thelbësore për përmirësimin e sistemit imunitar, shkruan ‘Express’.
“Shumë vitamina dhe minerale të ndryshme luajnë një rol kryesor në funksionimin e sistemit tonë imunitar. Vitamina A, e cila gjendet në shumë fruta dhe perime përfshirë spinaqin, karrotat, patatet e ëmbla, specat e kuq janë një shembull, të cilat forcojnë sistemin tonë imunitar.”, thuhet në studim. /abcnews.al