FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fshati me emrin Fucking, autoritetet detyrohen të ndryshojnë emrin

Emri i një fshati në Salcburg të Austrisë, në kufi me Gjermaninë, ishte kthyer në objekt tallës nga turistët që shkonin enkas aty.

Kryetari i bashkisë së Fucking, në një intervistë për mediat tha se turistët që vijnë në këtë vend qëndrojnë sa për të bërë një foto dhe largohen.

Për këtë, ai tha se është marrë vendim për ndryshimin e emrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej zbulimit në internet, fshati austriak ka pasur vëmendje të madhe dhe propozime bashkëpunimi, kryesisht nga sajtet me materiale për të rritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duke nisur nga 1 janari, fshati do të emërtohet Fugging, një iniciativë e aprovuar nga këshilli bashkiak i Tarsdorf.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?