Fsheh 40 mijë euro në furrë, e dashura ia djeg për të gatuar strudel

40 mijë euro u shkrumbuan në një furrë kuzhine.

Burri i fshehu paratë aty, por e dashura, e cila nuk i vuri re, i gatoi së bashku me strudelin që kishte përgatitur.

Ngjara  e pazakontë ndodhi në vitin 2016, por vetëm tani u publikua pasi Alberto Vazzoler, një sipërmarrës nga San Donà di Piave (Venice),doli në gjyq i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

E dashura e tij Silvia Moro gjithashtu është akuzuar. Ngjarja u zbulua pasi një përgjimi telefonik, ku Moro i tregonte motrës së saj se nuk i vuri re mijëra eurot kur vuri strudelin në furrë dhe i dogji.

Sipas Guardia di Finanza, kjo provon faktin se sipërmarrësi kishte një sasi të madhe parash kesh në shtëpi dhe donte ti fshihte që të mos zbulohej nga autoritet tatimore.

SHKARKO APP