Gabimi që bëjmë të gjithë! Ja pse celularët nuk duhet të mbahen në karikim gjithë natën
Pothuajse të gjithë bëjmë një gabim “trashanik” kur karikojmë celularin. Duke qenë se në pjesën më të madhe të herëve i lëmë deri në përqindjen e fundit celularët pa karikuar, më pas na kap “mania” për t’i lënë ata sa më shumë duke marrë “ushqim”. Por ky është një gabim sipas “Business Insider”.
“Nëse mendoni të mbushni telefonin 100% duke e mbajtur në prizë gjatë tërë natës, atëherë një veprim i tillë sigurisht se do të kem ndikim negativ – do ta plakë baterinë. Plakja e litiumit të baterisë apo më mirë thënë elementet kimike brenda saj, humbin efiçencën duke bërë që bateria të shpenzohet më shpejtë se zakonisht.
Të gjitha bateritë e litiumit kanë një limit sa i përket jetëgjatësisë. Pavarësisht se çfarë bëni, kapaciteti i baterisë suaj, që përkthehet me jetëgjatësinë do të “degradojë” ashtu si ju e përdorni”, ka deklaruar dretjori i kompanisë gjermane “Batterie Ingenieuere Dominik Schulte.