Gëlltiti pa vetëdije kruajtësen e dhëmbëve, pasojat gati i morën jetën

Një atlet profesionist gati rrezikoi jetën për shkak të një kruajtëse dhëmbësh.

Ai harroi se e kishte gëlltitur një të tillë derisa kaloi në murin e zorrës së tij dhe shpoi një arterie. Plagët e tij mund të kishin çuar në gjakderdhje dhe infeksion fatal. Atleti 18-vjeçar nuk mbante mend se kishte gëlltitur kruesen e dhëmbëve dhe iu deshën disa javë vizita në spitale që mjekët të kuptonin se nga vijnë simptomat.

Ai kishte qenë në një udhëtim në shtetet juglindore të Amerikës dhe në një moment i nisën dhimbjet e barkut, ethet, përzierja dhe diarreja. Mjekët i kryen teste gjaku, por nuk vunë re asgjë të pazakontë dhe e kthyen sërish në hotel.

Për dy javë, simptomat e tij u qetësuan por dhimbja e barkut iu rikthye kur shkoi në udhëtim sërish. Këtë herë u zbulua se vuante nga infeksioni bakterial që u shkaktua nga kruesja 5 cm që kishte hyrë në stomakun e tij.

Gjatë ndërhyrjes, kruesja i shpoi artierien dhe i shkaktoi aq shumë gjakderdhje sa mund të rrezikonte jetën. Fatmirësisht ia doli që të mbijetonte pas një tjetër kirurgjie dhe qëndroi për 10 ditë në spital që të mjekohej plotësisht.

SHKARKO APP