Gëzohet se ka humbur 71 kg në peshë por tani ka probleme me pashaportën

Një grua në Australi ka humbur plot 71 kg në peshë dhe tashmë pamja e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike, shkruan Albeu.com

Cassandra Sheldon vërtet duket si një person tjetër, por kur vjen puna tek mjetet e identifikimit ky rast përbën problem.

E shqetësuar, ajo iu drejtua Facebook-ut për të kërkuar këshilla sesi ta shpjegonte ndryshimin e pamjes së saj nëse do të bëhej problem në aeroport pasi ajo kishte planifikuar pushime në Bali.

Gjithsesi në vend të këshillave, Sheldon u “mbyt” me komplimente nga persona të cilët mendonin se ndryshimi i saj i pamjes ishte mahnitës.
Rënia në peshë erdhi pasi Cassandra-s i kishte ardhur në majë të hundës nga dhimbja e shpinës dhe problemet që i shkaktonte pesha e tepërt.

SHKARKO APP