Gjarpri i detit pi vetëm ujë të ëmbël

Shumica e gjarpërijnve të verdhë të ujit e kalojnë jetën e tyre në detë, shkruan Albeu.com

Ata dalin shumë rrallë në tokë pasi bishti i tyre është i përshtatur për të notuar në ujë dhe ja vështirëson zvarritjen në tokë.

Ata kanë një helm tepër të fuqishëm dhe lëvizin në një territor të gjerë që përfshin shumë nga oqeanet e botës, duke hipur mbi rrymat dhe duke gjuajtur peshk pranë sipërfaqes së detit.

Ashtu si zvarranikët e tjerë edhe këto duhet të pijnë ujë për të mbijetuar. Por si mund ta shuajë etjen kur është i rrethuar vetëm nga ujë i kripur i detit ?

Sipas Harvey Lillyëhite, biologe në Universitetin e Floridës shjegonte: “Shpesh është menduar që këta gjarpërijn pijnë ujë të kripur duke vecuar kripërat e tepërta nëpërmjet gjëmdrave të tyre kripore”.

Zbulimet e fundit kanë provuar se kjo ide është e gabuar dhe tregojnë se këta gjarpërijn e shuajnë etjen duke pirë ujin e shirave të mbledhur në sipërfaqet e oqeaneve.

Lillyëhite edhe kolegët kanë treguar se këto gjarpërijn nuk pijnë ujë deti edhe kur janë të dehidratuar.

Një studim i ri, i botuar këtë muaj në revistën PLOS ONE, tregon se gjarpërijntë përpiqen vazhdimisht për të gjetur ujë të ëmbël dhe shumë rrallë dalin në breg.

Nga eksperimentet e kryera ne laborator rezulton se gjarpërinjtë mund të rezistojnë pa ujë disa muaj gjatë periudhës së thatësirave.

SHKARKO APP