Gjen në celular foto selfie të një majmuni

Telefoni i një studenti malazjan ishte zhdukur teksa ai ishte duek fjetur në shtëpinë e tij.

Mënyra se si u zhduk mbeti  e paqartë dhe ai mendoi që e kishte humbur telefonin e tij derisa e gjeti atë në xhungel afër shtëpisë së tij.

Mirëpo ajo çfarë gjeti brenda në telefonin e tij e shokoi 20 vjeçarin më shumë se mënyra e zhdukjes së telefonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zackrydz Rodzi  pasi hapi telefonin gjeti një video selfi të një majmuni teksa përpiqej të hante telefonin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rodzi  bëri të ditur për BBC se ai kuptoi që telefoni i tij ishte zhdukur kur u zgjua në orën 11 ditën e shtunë.

Nuk kishte asnjë shenjë grabitje. E vetmja gjë në mendjen time ishte se ishte një lloj magjie,” – tha studenti i vitit të fundit i shkencave kompjuterike nga Batu Pahat në shtetin jugor të Johor.

Ai gjithashtu tha se nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të telefonit të tij deri pasditen e ditës së dielë  kur babai i tij vuri re një majmun jashtë shtëpisë së tyre. Duke thirrur përsëri telefonin e tij, ai dëgjoi të kumbonte nga xhungla disa hapa përtej kopshtit.  Më pas gjeti  telefonin të mbuluar me baltë në disa gjethe poshtë një palme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?