Gjenden të ngordhur në anë të detit, delfinët kishin shenja plumbi dhe të çara me thikë

Dy delfina janë gjetur të ngordhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në trupin e tyre janë vënë re shenja plumbash dhe të çara me thikë.

Njëri prej delfinëve u zbulua nga biologët në Florida, javën e shkuar. Gjitari ka pasur në trup shenja të krijuara nga plumbi dhe nga një objekt i mprehtë që mund të ketë qenë thikë apo sharrë.

Më herët gjatë kësaj jave, ekspertët e Emerald Coast ëildlife Refuge gjetën një tjetër delfin, i cili kishte marrë një plumb në pjesën anësore. Kafsha e gjorë u gjet në plazhin Pensacola, po në Florida.

Autoritetet po ofrojnë shpërblim prej 20 mijë dollarësh për këdo që ka informacion në lidhje me personat që kanë kryer këtë krim civil, i cili dënohet me burg. Sipas autoriteteve, të gjithë ata që kanë dëmtuar dhe lënduar në një mënyrë kaq brutale këta gjitarë, do të vendosen para drejtësisë.

Rreth 29 delfinë janë gjetur të dëmtuar, të vrarë e të copëtuar në juglindje të Floridës prej vitit 2002. Të gjithë janë qëlluar me armë ose janë goditur me objekte të mprehta.

SHKARKO APP