Gjendet diamanti i rrallë ngjyrë blu

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botsëana.

‘Okavango Blue’ është më shumë se 20 karat dhe është zbulimi më i madh i damantit blu të bërë ndonjëerë në vend.

Diamanti tejkalon qartësinë dhe pastërtinë e paraardhësit të tij me famë botërore, Hope Diamond.

Ngjyra e unike blu e ndritshme i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliard vjet më parë.

Diamanti në formë ovale u zbulua si gur rreth  41.11 karat.

Më pas guri u pre dhe u lëmua duke mbetur vetëm 20.46 karat.

Diamantet blu janë jashtëzakonisht të rralla. Ata përbëjnë reth 0.02 për qind të diamanteve të gjetur në miniera.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, të cilët janë burimi i saj kryesor i të ardhurave dhe përbëjnë rreth 80 për qind të eksporteve të saj.

SHKARKO APP