Gjërat që mund të bëni në vend që të ankoheni!
1. Vlerësoni jetën.
Ndërsa ju ankoheni për punën që keni, të tjerët po luftojnë për të patur një të tillë. Kur ju ankoheni për jetën tuaj të bekuar, të tjerët po numërojnë qindarka për të blerë darkën e tyre familjare. Vlerësoni jetën që ju është dhënë.
2. Dilni për një shëtitje.
Ndonjëherë një ndryshim i peizazhit mund të ndikojë në gjendjen tuaj mendore. Kur e kuptoni që po filloni të ankoheni, bëhenu gati dhe dilni për një ecje relaksuese.
3. Merrni përgjegjësi.
Shumicën e kohës, dikush që ankohet, ndihet si viktimë në cdo situatë ku gjendet. Mos e fajësoni shefin tuaj për orët tuaja të gjata dhe të tmerrshme të punës që duhet të duroni sepse nëse keni më pak orë, ju do fillonit të ankohenit se merrni më pak para.
4. Ndryshoni.
Megjithatë, nëse e gjeni veten duke u ankuar shpesh për punën tuaj, ndoshta është koha që të përmirësoni rezymenë tuaj dhe të filloni një kërkim pune. Pse dëshironi të qëndroni diku që ju shkakton shumë stres?
5. Bëni një listë të të gjitha gjërave për të cilat jeni mirënjohës.