Gjithçka keni nevojë është një peshqir! Metoda japoneze për bel të hollë dhe bark të sheshtë
Një mjek japonez i quajtu Toshiki Fukutsuji ka zhvilluar një metodë unike për të mbajtur në formë zonën e belit dhe barkut. Gjithçka që ju nevojitet është një peshqir i thjeshtë dhe pesë minuta. Provoni ta bëni për 10-30 ditë, për të vënë re ndryshimet.
– Merrni një peshqir dhe mbështilleni fortë për ta bërë sa më trashë dhe të gjatë; – Uluni në një sipërfaqe të sheshtë. Një shtrat apo divani i shtëpisë nuk bën punë, kështu që uluni në dysheme dhe nëse keni, vendosni një nga tapetet që përdoren për yoga apo aerobi.
– Vendosni peshqirin pas jush; – Shtrihuni butësisht me shpinë; – Hapini këmbët njësoj sa gjerësia e shpatullave dhe drejtoni gishtat e mëdhenj të këmbëve “përballë” njëri-tjetrit; – Shtrini krahët, ktheni pëllëmbët e duarve; – Qëndroni në këtë pozicion për 5 minuta. (Sugjerim: vendosni këngët e preferuara në sfond, pasi kështu nuk do t’i ndjeni minutat.)
– Nëse nuk arrini të qëndroni për 5 minuta, provoni 2-3 minuta; – Më pas, ngrihuni lehtësisht dhe jo menjëherë që të mos lëndoheni./Anabel