Gjoksi veç rritet, gruaja vuan nga dhimbjet konstante

Një grua është në dhimbje konstante për shkak të një gjendjeje misterioze, si pasojë e së cilës gjoksi i rritet në mënyrë të pakontrolluar. Lamphrai Srinuan nga Tajlanda e ka të pamundur të ecë pa paterica, për shkak të gjoksit gjigant që i prek shpatullat, shpinën dhe kraharorin. 46-vjeçarja e dalloi fryrjen fillimisht 3 vjet më parë, por nuk i vuri shumë rëndësi, derisa nisi të kishte dhimbje në fund të vitit të shkuar.

2 muaj më parë, bashkëshorti e çoi në spital, ku mjekët u habitën nga gjendja e saj. Ata i bënë gruas skaner dhe ekzaminime të tjera, por nuk gjetën shenja tumori. “E kam shumë të vështirë qoftë të ulem apo edhe të flejë natën. Gjoksi po bëhet gjithnjë e më i rëndë dhe më dhemb qafa e kurrizi”, rrëfen Lamphrai në një shkrim të botuar nga Mirror.

Ajo punonte në bujqësi por u detyrua të linte punën pasi mori infeksion në kyçe dhe tanimë nuk mund të lëvizë pa paterica. Për të mbajtur gjoksin gjigand, ajo është e detyruar të përdorë një copë të lidhur rreth qafës. 46-vjeçarja po bën tashmë apel për ndihmë për shpenzimet mjekësore dhe shpreson që dikush do të mund ta ndihmojë për të kuruar këtë gjendje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?