Gjuetarja tregon me krenari fotot e luanit që vrau

Një gjuetare nga Kolorado vendosi që të shpërndajë në Facebook disa fotografi të luanit të malit, të cilin e kishte vrarë.

Në imazhe duket Franchesca Esplin me duart e gjakosura duke mbajtur kafshën e ngordhur në krahë. Gjuetia u realizua me 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo falenderoi grupin që e ndihmoi të kryente këtë gjueti.

“Faleminderit për të gjithë ata që më ndihmuan. Ju nuk e keni idenë sa e lumtur jam. Tani e kuptoj përse gjuetia është kaq e bukur”, shkruajti ajo.

Ndërsa aktivistët për të drejtat e kafshëve e konsideruan 28-vjecaren si vrasëse “sadiste” dhe bënë një kërkesë publike që ajo të dënohet.

SHKARKO APP