Gjykata lejon 17-vjeçaren në Itali të kthehet në mashkull

Alesia ndihet djalë që kur ishte vetëm 10 vjeç dhe tashmë që ka mbushur 17 mund të kompletojë procesin që do ta shndërrojë në një mashkull. Kjo është hera e parë në Itali që një gjykatë i jep të drejtë një minoreni për t’ju nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë. Gjykata e Genovës pranoi kërkesën e prindërve të 17- vjeçares, me argumentin e ruajtjes se shëndetit mendor të minorenes.

Në mbështetje të kërkesës së prindërve ishin edhe një psikologe dhe endokrinologu që e kanë ndjekur Alesian prej moshës 14 vjeçare. Nëna e 17-vjeçares rrëfen se e kishte kuptuar që kur ajo ishte fëmijë, se nuk ndihej rehat në trupin e saj prej femre.

“Ditën kur i erdhën menstruacionet, jeta e fëmijës tim ndryshoi. Ishte e qartë që nuk e donte diçka të tillë. E vështroja, përpiqej gjithmonë të fshihte gjoksin. Një ditë i thashë nëse donte të shkonim tek një psikolog. I thashë se ne do të na kishte pranë gjithmonë. Pak dite pas kësaj folëm hapur dhe me tha se ndihej si një djalë dhe ishte në trupin e gabuar. uU përqafuam dhe që prej asaj dite nisëm përpjekjet për t’ia ndryshuar jetën”, tha e ëma.

Pas vendimit të Gjykatës se Genovas, Alesia mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për ndërrimin e gjinisë, pavarësisht se është e mitur dhe deri tani në Itali konsiderohej një ndërhyrje e jashtëligjshme.

SHKARKO APP