Granata e Luftës së Parë Botërore gjendet në ndarkesën me patate

Një granatë dore gjermane e Luftës së Parë Botërore është gjetur në një ngarkesë me patate të transportuara nga Franca në një fabrikë në Hong Kong.

Pajisja shpërthyese, e cila ishte 8 cm e gjerë, ishte “në një gjendje të paqëndrueshme”, për shkak se iu ishte hequr siguresa por nuk kishte arritur të shpërthente.

Ajo u zbulua në fabrikën e përpunimit të çajit Calbee në rrethin lindor Sai Kung, mëngjesin e së shtunës.

Granata u çmontua në mënyrë të sigurtë nga oficerët e asgjesimit të bombave.

“Të gjitha informacionet e deritanishme sugjerojnë se granata ishte importuar nga Franca së bashku me patatet,”-tha për gazetarët Wong Ho-hon.

Ai shtoi se pajisja u çaktivizua duke përdorur një “teknikë të ujitjes me presion të lartë”.

Mendohet se granta është nxjerrë rastësisht nga një fushë me patate të mbjella në Francë përpara se të eksportohej

SHKARKO APP