Gratë e martuara, si i kontrollonin burrat e tyre dhe mbronin martesën?!

Keni dëgjuar plot të vërteta ose trille, sajime, fantazi dhe manipulime, që duke ardhur nga mesjeta janë më intriguese. Të favorizuara nga rrjetet sociale rrëmbejnë një interesim në rritje. Është fjala për mënyrën se si gratë e martuara “helmonin” burrat e tyre për t’i kontrolluar dhe mbronin martesën.
Ekziston një pretendim që qarkullon në mediat sociale, se gratë në Mesjetë do të helmonin burrat e tyre dhe më pas do të administronin një antidot kur ata ktheheshin në shtëpi. Implikimi është se kjo do t’i “mbante burrat afër”, pasi sa më gjatë të qëndronin larg, aq më keq dhe më të papërballueshme do të ishin simptomat e toksinës.
Legjenda apo e vërtetë, thotë se në një qytet francez, gjatë mesjetës, gratë aplikonin një praktikë kontrolli të bashkëshortëve të tyre, disi e çuditshme por efikase. Në mëngjes, kur ata u përgatisnin ushqimin u hidhnin një dozë të vogël helmi. Kur burrat ktheheshin në shtëpi gjatë mbrëmjes, atyre u jepej antidoti.
Në këtë mënyrë, helmi nuk do të bëhej i dëmshëm dhe nuk do të ndikonte tek shëndeti i tyre. Kishte një arsye strikte për këtë praktikë. Nëse burrat qëndrojnë diku tjetër për një kohë të gjatë, më e gjatë se koha kur ai duhet të marrë antidotin, burrat do të përfundonin duke përjetuar simptoma, si këputje, dhimbje koke, depresion, të vjella, gulçima, etj.
Sa më shumë që burri vonohej të kthehej në shtëpi te gruaja e tij, te ilaçi, aq më shumë do të ekspozohej efekteve të mundimshme dhe të parezistueshme të “helmimit”. Pasi burri kthehej, më vonë se duhej të ishte kthyer, shpesh i nxitur nga simptomat e “helmimit”, ai merrte antidotin që brenda pak minutash, do të ndihej në gjendje më të lehtësuar, deri në përmirësim të plotë.
E gjithë kjo funksionoi si një marifet grash, duke u dhënë meshkujve përshtypjen se të qenit larg shtëpisë do të çonte në dhimbje dhe depresion. Prandaj, burrat do të lidheshin më shumë me shtëpitë dhe gratë e tyre.
Argumenti nuk ka kaluar pa marrë interesim dhe pa u trajtuar në aspektin shëndetësor. Edhe pse kjo praktikë ka hasur në papajtueshmëri se si funksiononte, askush nuk ka patur “guximin” ta rrëzojë këtë aplikim që vjen nga mesjeta. Ndoshta tekstet që e kanë shtjelluar rastin, kanë luajtur me metaforë apo figura letrare. Mundet se pas kësaj praktike qëndronte një këshillues i rreptë i burrave që frekuentonin gra të tjera. Gjithsesi diçka mbetet ku kemi në vëmendje ekzistencën e disa mjeteve të kontrollit të burrave nga gratë.
Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP