Gruaja e vdekur kthehet në shtëpi pas funeralit

Një grua që besohej se kishte vdekur është shfaqur para policisë të enjten (20 dhjetor), pasi familja i bëri funeralin në qytetin indian të Patiala në Punjab.

Policia po hetonte rastin si një vrasje pasi trupi i një gruaje u gjet në Patiala-Sangrur.

Familja identifikoi trupin si të vajzës së tyre, Naina Rani, e cila sipas tyre ishte larguar nga shtëpia me të dashurin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata akuzuan të dashurin e Ranit për vrasjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia tha se viktima ishte mbytur pasi kishte shenja në qafë. Gjithashtu ishte goditur me mjete të mprehta.

Pasi familja identifikoi trupin, policia ia dorëzoi për ta kryer ritet e fundit.

Por për habinë e tyre, Naina Rani u rikthye në shtëpi me një mik të sajin.

Policia tha se bëhet fjalë për ngatërrimin e identitetit të saj.

“Kur policia pyeti prindërit e Nainas, ata thanë se meqënëse fytyra e saj ishte gjymtuar e identifikuan trupin në bazë të byzylykëve dhe stolive të tjera që mbante. Edhe burri i Nainas ndodhej në morg në atë kohë,”-tha oficieri i policisë  Jaswinder Singh Tiwana për gazetën lokale Hindustan Times.

Ai shtoi se policia kishte bërë të gjitha procedurat, por duket si një rast i ngatërrimit të identitetit.

“Ne do indetifikojmë gruan e vdekur nga ADN-ja dhe mostrat e gjurmave të gishtave. Kemi mbledhur mostrat e flokëve dhe të dhëmbëve gjatë autopsisë,”-tha Tiwana. “Krimi është kryer në një vend tjetër dhë më pas trupi u hodh në Patiala .”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?