Gruaja “kap” veten në grushte dhe ia hedh fajin të shoqit për dhunë
Një burrë, i cili u njoh me bashkëshorten e tij me anë të një faqeje myslimane për njohje ka kërkuar që ajo të depërtohet nga Australia.
Faisal Khan nga Sydney pretendon se bashkëshortja e tij nga Maroku është martuar me të vetëm që të përfitonte një vizë australiane.
Pas 8 muajsh martese ata filluan të kishin zënka të shpeshta dhe Faisal i kishte thënë që ata do të ndaheshin dhe ajo do të kthehej në vendin e saj.
Por, në atë moment, Asmae e kërcënoi:
Tani shikoje se çfarë do të bëj unë ty.”
Një natë kur bashkëshorti i saj nuk ishte në shtëpi, ajo e ktheu shtëpinë përmbys, shkoi në një ashensor dhe filloi të godiste veten.
Pasi u kënaq me rezultatin shkoi në apartament. Pak minuta më vonë policia u shfaq në derë dhe e arrestoi Faisal Khan-in.
Pasi shpenzoi me miliona dollarë për pagesa ligjore, Faisal-i i siguroi më në fund pamjet nga ashensori dhe arriti që të pastronte emrin e tij.