Gruaja që jetoi 99-vjet me organet në vendin e gabuar

Një grua amerikane, e cila vdiq në moshën  99-vjeçare nga shkaqe natyrore, jetoi pa ditur se organet e saj ishin në anën e gabuar të trupit për shkak të një gjendjeje të rrallë kongenitale.

Rose Marie Bentley, pronare dyqani me ushqime për kafshët, vdiq ne Tetor te 2017, dhe kishte lënë amanet që trupi i saj të vihej në dispozicion të studentëve të  Portland, Oregon për të studiuar anatominë.

Studentët e një klase anatomie ishin të parët që vunë re se organet e saj nuk ishin në vendet e duhura.

Doktorët janë të habitur se si zonja Bentley jetoi kaq gjatë dhe shëndetshëm pavarsisht nga gjëndja e saj.

Ajo kishte inversus levocardia, që do të thotë se organet e saj si : mëlçia, stomaku, dhe organe te tjera abdominale kishin kaluar nga e djathta në të majte, megjithatë zemra e saj kishte qëndruar në vëndin e duhur, në të majtë të trupit të saj.

“Gjëndja është jashtëzakonisht e veçantë”- tha Dr Cam Walker, asistenti i një profesori anatomie, i cili ndihmoi studentët të zbulonin misterin e zonjës Bentley.

Fëmijët e zonjës Bentley thanë se: Ajo jetoi shëndetshëm, pa ndonjë problem të veçantë  përveç artritit.

Ajo kreu tre operacione, por vetëm një doktor i cili kreu njërin prej tyre vuri re vendosjen e çuditshme të organeve të saj.

Zoti dhe Zonja Bentley  vendosën bashkë të dhurojnë organet e tyre në Universitetin e Shkencave për studime të ndryshme.

SHKARKO APP