Gruaja që solli në jetë foshnjen 6.8 kg përshkruan dhimbjet e lindjes

Një grua nga Nju Jorku që theu rekord duke lindur një foshnje rreth 6.8 kg ka përshkruar dhimbjet e lindjes duke i quajtur “të dhunshme”.

Joi Buckley solli në jetë vajzën e saj të hënën. Foshnja peshonte njësoj si një fëmijë gjashtë mujor, prandaj dhimbjet e lindjes ishin më të mëdha.

“Ndihesha sikur isha goditur nga dy kamionë. Ishte shumë e dhunshme. Sikur po më dilnin brinjët nga vendi”, shpjegoi Buckley për “New York Post”.

Në sallën e lindjes ishin 3 mjekë që ndihmuan Joi për të lindur Harper.

SHKARKO APP