Gucci nxjerr në shitje syzet më të çuditshme që keni parë ndonjëherë
Trendet e modës nuk janë gjithmonë të lehta për tu kuptuar, aq më pak të adoptohen. Gucci po shet një palë syze dielli “me kokë poshtë” që kushtojnë 470 paund. Ky model syzesh “cat eye”, të rrumbullakosura në bazë dhe të theksuara anash ishin të njohura në vitet ’50 dhe ’60, por janë rikthyer sërish vitet e fundit.
Por, Gucci ka përmbysur të gjithë formën duke sjellë një dizajn që është vlerësuar si paksa i çuditshëm nga përdoruesit e mediave sociale. “Mendova se ata thjesht i kthyen syzet përmbys për foton. Por jo, “syzet e përmbysura” janë një produkt aktual.“, shkroi një përdorues në Twitter. “Këta dizajnerë janë në karantinë dhe po çmenden“, shkroi një tjetër.
Ndërkohë, përdorues të tjerë e krahasuan stilin me syzet e përdorura nga legjenda e viteve ’80 Dennis Taylor. Marka luksoze i përshkroi syzet si “një marrje e pazakontë e kornizave të ‘cat eye’ të frymëzuara në vitet ’50 dhe ’60, këto syze dielli paraqiten me një dizajn të përmbysur që krijonte një efekt ‘përmbys’. ”