Guruja përdhunues dënohet edhe për vrasjen e gazetarit

Një guru në Indi, i dënuar me 20 vite burg për përdhunimin e dy përkraheseve të tij, është shpallur fajtor të premten për vrasjen e një gazetari 16 vite më parë. Gjykatësi Jagdeep Singh dënoi gurun, që e quan veten Dr. Saint Gurmeet Singh Ram Rahim Insan, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në vrasje do dënohen më 17 janar. Të katër mund të përballen me dënim me vdekje për vrasjen e gazetarit Ram Chander Chhatrapati pasi ai botoi një artikull në gazetë ku pretendonte shfrytëzimin seksual të grave nga guru. Guru konsiderohet organizatori kryesor i vrasjes. Ai aktualisht ndodhet në një burg në qytetin indian të Rohtakut, pasi u dënua në gusht për përdhunim. Ai u gjobit gjithashtu me 47.000 dollarë. Dënimi i tij vitin e kaluar nxiti protesta nga ndjekësit i tij. Gjatë demostratave mbetën të vdekur 38 persona dhe qindra të plagosur në qytetin verior të Panchkula.

SHKARKO APP