Hardhuca gjigande hyn në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maceve

Hardhuca gjigante hynë në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maces

Një familja është tmerruar pasi një hardhucë gjigante e uritur i hyri në kuzhinë dhe hëngri ushqimin e maceve të tyre.

Kur Lewis Khan mbushi me ushqim tasat e tre maceve nuk e priste kurrë që do ‘gllabërohej’ nga një hardhucë 2 metra, e cila hyri në shtëpinë e tyre në Sidnei.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lewis beson se zvarraniku mund të ketë hyrë në shtëpi shumë herë pa e kuptuar fare sepse taset e maceve ishin gjithmonë bosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne ishim në shtëpi gjatë asaj kohe. Fëmijët e vunë re fillimisht dhe më thirrën që të shkoja në kuzhinë,”-tha ai.

Ndërsa u shpreh se u trondit kur e pa.

“Ishte e frikshme. Nuk e kisha idenë sesi do e nxirrja nga shtëpia. Nuk doja që të futej më tej apo të përpiqej të fshihej në dollapë,”-shtoi Lewis. “Ne zakonisht e lejmë derën e pasme të hapur në mënyrë që macet të dalin jashtë për ajër të freskët.”

Zvarranikët përgjithësisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, vetëm në rastet kur provokohen.

Ishin fëmijët e Lewis që përdorën një fshesë për ta nxjerrë jashtë hardhucën.

Giant Lizard Found In Kitchen Eating Cat Food

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?