Hondurasi vendos rekord të ri për filxhanin më të madh të kafesë në botë
Hondurasi vendosi një rekord të ri të Guinness të premten duke e bërë filxhanin më të madh të kafesë në botë.
Filxhani mban rreth 18.000 litra, sipas Institutit Honduras të Kafesë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëria e Bashkuar me një filxhan prej 13.200 litrash që u prezantua në dhjetor 2012.
Në kupën gjigande të Hondurasit, e bërë prej çeliku dhe me një shtresë izolimi plastike, u derdhën 15.730 litra ujë dhe 2.270 litra esenca kafeje.
Filxhani ka një cilindër të jashtëm prej hekuri me një fund të bardhë që i jep një pamje qeramike.
Ai është prodhuar në San Sebastian në territorin perëndimor të Lempira.
Hondurasi është prodhuesi i pestë më i madh i kafesë në botë.