Horoskopi për ditën e sotme, 17 shkurt 2019
DASHI
Duhet të kontrolloni shpenzimet tuaja . Në ambientin e punës nuk do të jeni shumë dakord me disa vendime të eprorëve tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni të hapur ndaj të gjitha mundësive argëtuese që do ju paraqiten sot si nga miqtë ashtu edhe nga partneri juaj.
DEMI
Këtë fundjavë Saturnin e keni mik. Në aspektin afektiv do të tregoheni mjaft romantik. Në kohën tuaj të lirë do të mund të programoni një udhëtim me miqtë tuaj më të mirë.
BINJAKET
Do të keni mundësi të zbuloni interesa të reja në shoqërinë e miqve tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni optimistë duke i dhënë mjaft siguri edhe partnerit tuaj.
GAFORRJA
Këtë fundjavë raporti juaj në çift do të kalojë një periudhë plot harmoni, kështu që përfitoni për të programuar gjëra që i përkasin të ardhmes suaj. Në kohën tuaj të lirë do ti dedikoheni pasioneve tuaja.
LUANI
Këtë fundjavë tranzicionet e planetëve do t’ju ndihmojnë të merrni të gjithë dashurinë që personat tuaj më të shtrenjtë do t’jua japin. Në ambientin e punës do të mund të realizoni disa nga projektet tuaja. Në aspektin afektiv kjo do të jetë një periudhë mjaft pasionale.
VIRGJERESHA
Do të tregoheni mjaft të dashur. Në aspektin afektiv do të mund të zgjidhni keqkuptimet që keni pasur kohët e fundit për të rigjetur ekuilibrin në marrëdhënien tuaj.
PESHORJA
Do të jetë një ditë mjaft e mbarë për sa i përket sektorit të ndjenjave. Do të tregoheni të sinqertë e të dashur me partnerin tuaj. Në kohën tuaj të lirë do ti përkushtoheni aktivitetit sportiv. Një këshillë: përpiquni të pushoni.
AKREPI
Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme duke i harruar të gjitha tensionet tuaja. Në ambientin e punës ju pret një javë mjaft e ngarkuar me punë. Një këshillë: mundohuni tu jepni më shumë hapësirë mendimeve të të tjerëve.
SHIGJETARI
Do të jetë një fundjave ideale për të pushuar e për tu larguar nga puna juaj. Në kohën e lirë do të keni mundësi të projektoni udhëtimin e radhës ku së bashku me partnerin do të kaloni ditë të qeta.
BRICJAPI
Këtë fundjavë do të jeni mjaft fantaziozë e do të keni mjaft projekte përpara. Në aspektin afektiv do të mund të organizoni një mbrëmje mjaft argëtuese duke i ftuar të gjithë miqtë tuaja. Një këshillë: dedikojuni pasioneve tuaja.
UJORI
Këtë fundjavë yjet do ju përkrahin e do jua bëjnë gjithçka të lehtë në realizimin e një dëshire që e keni prej kohësh. Në aspektin afektiv do të kaloni një ditë të qetë së bashku me partnerin tuaj.
PESHQIT
Do të keni një mirëkuptim me partnerin i cili do të jetë mjaft i sinqertë . në fushën e miqësive do të keni njohje të reja. Një këshillë: përpiquni të keni më shumë besim në vetvete.