Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2019

DASHI
Atmosfera në çift do jetë e ngrohtë dhe emocionet do jenë të shumta.
Dashuroni sa të keni mundësi dhe do ndiheni më së miri. Në planin
financiar mos u tregoni të pamatur.

DEMI
Ju që jeni në çift nuk duhet ta teproni me xhelozinë sepse partneri
nuk do durojë gjatë. Mundohuni të ruani një klimë të qetë dhe mos e
humbisni komunikimin. Në planin financiar do keni probleme.

BINJAKET
Ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv për jetën tuaj në çift. Do
keni surpriza të këndshme dhe do iu duket shpesh sikur jeni në ëndërr.
Nëse vazhdoni të shpenzoni pa kursim do përballeni me pasoja të rënda.

GAFORRJA
Nëse jeni në një lidhje mësohuni të heshtni ndërkohe që ai flet. Nëse
bëni të kundërtën nuk do i dëgjoni ato që partneri do iu thotë dhe do
i përsërisni gabimet. Me financat duhet të tregoheni shumë diplomatë
dhe të mos kryeni transaksione.

LUANI
Dita e sotme për të gjithë ata që janë në një lidhje do jetë më
premtuese. Do kaloni momente shumë të lumtura me atë që dashuroni dhe
do donit që dita të mos mbaronte. Nëse shpenzoni vetëm për t’i bërë
qejfin vetes do keni telashe më vonë.

VIRGJERESHA
Në lidhjen tuaj do mbizotërojë bashkëpunimi dhe ngrohtësia, por do
ketë edhe doza sensualiteti. Merruni pak më shumë me menaxhimin e
financave. Do keni nevojë.

PESHORJA
Lëreni zemrën tuaj të flasë dhe të vendosë gjatë kësaj dite. Do e
shihni që gjërat do shkojnë më së miri dhe mosmarrëveshjet që keni
pasur do të shterojnë. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm dhe
të organizuar.

AKREPI
Gjatë kësaj dite do i rregulloni të gjitha problemet që iu kishin dalë
në jetën në çift dhe do ndiheni më të qetë. Me financat duhet
vigjilence më shumë se kurrë.

SHIGJETARI
Jeta në çift do të favorizohet mjaft gjatë kësaj dite. Fati do iu
buzëqeshë dhe atmosfera do jetë më e ngrohtë se më parë. Në planin
financiar do ketë ndryshime.

BRICJAPI
Një çështje e rëndësishme familjare kërkon vëmendje nga ju dhe
dashuria do kalojë në plan të dytë. Financat nuk do jenë aspak të
qëndrueshme.

UJORI
Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë kaluar një
periudhë të turbullt më në fund do ndihen më të qetë. Financat do jenë
të kënaqshme dhe në këtë mënyrë mund të shpenzoni pak më tepër.

PESHQIT
Plutoni do sjellë probleme në jetën tuaj në çift. Do e kritikoni mjaft
partnerin dhe do keni goxha mosmarrëveshje. Në planin financiar duhet
të qëndroni me këmbë në tokë nëse nuk doni që gjërat të marrin
tatëpjetën.

SHKARKO APP